Nuk pati fitues dhe më mirë u ndjenë të kuqtë.
Partizani dhe Dinamo e mbyllën në barazim 1-1 duelin mes tyre në javën e 22-të të Superligës shqiptare të futbollit.
Blutë kryeqytetas kryesuan 1-0 në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, pasi shënuan në nisje të pjesës së dytë.
Mandela tregoi sërish klasin e tij.
U duk se të besuarit e trajnerit Ilir Daja po merrnin tri pikë shumë të rëndësishme, por në minutën e parë shtesë të kuqtë barazuan falë golit të shënuar nga nigeriani Bincuka.
Më të kënaqur padyshim vendasit, dhe jo vetëm sepse shmangën humbjen në fund, por edhe sepse po ia dalin me një ekip që ka humbur pesë titullarë kryesorë vetëm pak javë më parë, pra që ka shumë ndryshime.
Dy skuadrat e kryeqytetit mbeten në majë të renditjes së Superligës me nga 38 pikë, por mund ta humbasin kreun në varësi të rezultatit të duelit të kësaj të diele mes Vllaznisë dhe Egnatias.
Tirana arriti një fitore të madhe për mbijetesën, madje jashtë fushe.
Rekordmenët e titujve triumfuan 3-0 në Ballsh ndaj Bylisit, në ndeshjen e parë të Bledi Shkëmbit, që është rikthyer në stol.
Rekordmenët e titujve u nderuan nga golat e shënuar prej Ernestit në 38’, Ndrecës në 62’ dhe Silvës në minutën e tetë shtesë.
Në Korçë, ndërkaq, Skënderbeu I bëri një dhuratë të bukur për ditëlindje trajnerit Ernest Gjoka, me fitoren 2-1 kundër Teutës.
Edhe pse durrsakët realizuan të parët, kur Lloci dërgoi topin në rrjetë në 9’, sërish vendasit reaguan.
Bismark Çarls në 37’ me penallti dhe Rashica në 80’ siguruan tri pikët, ndërsa dy ekipet mbetën me nga 10 lojtarë.
Tirana e Skënderbeu hodhën një hap për të dalë nga zona e rrezikshme që të zbret në Kategorinë e Parë./abcnews.al


