Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos/ Në Gjirokastër, kryhen lutje për kryepeshkopin e ndjerë

schedule10:45 - 26 Janar, 2025

schedule 10:45 - 26 Janar, 2025

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër, mëngjesin e kësaj të diele, pas liturgjise hyjnore janë kryer edhe lutjet për fortlumturinë e tij, kryepeshkopit Anastas.

Mesha u mbajt nga mitropoliti Dhimitër i Gjirokastrës ku edhe besimtarë i janë bashkuar lutjeve.

Katedralja Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër është përuruar në vitin 2016 dhe mesha e parë fetare është mbajtur pikerisht nga kryepeshkopi i ndjerë Anastas.

Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.

Ai ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Kryepeshkopi  u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!