Në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, është mbajtur një minutë heshtje, për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.
Anastas Janullatos, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 95-vjecare.
Ai u shua në një spital të Athinës, ku ishte i shtruar prej fillimit te janarit ne gjendje te renduar. Trupi i kryepeshkopit Anastas do të prehet në Shqipëri, duke përmbushur amanetin e tij.



