Për sekretarin e anëtarësisë së PDK, Betim Gjoshi, Bedri Hamza është një kandidat me integritet dhe i denjë për partinë.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update”, ai ftoi të gjithë ata që janë në dilemë të bëhen pjesë e partisë së tij.
“Jemi ekip që është prej 110 kandidatëve në list. Unë jam i 50 në listë. Unë ftoj ata që ende nuk kanë ndarë mendjen të bashkohen rreth një programi, që është real, i realizueshëm.
Ne si parti jemi të vetmit në Kosovë që kurrë nuk kemi thënë që nuk bashkëpunojmë me parti shqiptare. Preferenca e PD, kandidatit për kryeministër është që të jetë në koalicion me LDK dhe parti të tjera, nëse nuk është e mjaftueshme vota e LDK. Kjo është e qartë, ne me qeverinë nuk na bashkon asgjë”, u shpreh Gjoshi.
Më tej, i pyetur lidhur me arsyet pse kandidatët e VetëVendosjes nuk pranojnë të jenë pjesë në panele televizive, ai renditi një sër arsyesh, ku një ndër tyre është sepse nuk kanë mbajtur asnjë premtim të dhënë.
“Janë shumëdimensiole arsyet. E para, nuk kanë kë të dërgojnë në studio. E dyta, nuk di nëse kanë mbajtur ndonjë premtim. Edhe e treta, nuk kanë program. Ata kanë thënë që mediat në Kosovë janë paguar nga Serbia, në mënyrë që publiku mos të shoh televizion”, tha Gjoshi./abcnews.al

