Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra e Dobraçit/ Vetëdorëzohen në polici dy autorët e dyshuar, Izmir Sakica dhe Samuel Torshani

schedule14:13 - 22 Janar, 2025

schedule 14:13 - 22 Janar, 2025

Pasditen e 22 Janarit në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, janë vetëdorëzuar  Izmir Sakica e Samuel Troshani, të cilët njihen edhe si dy prej anëtarëve të grupit të Bajrave në qytetin verior. Gjatë vetëdorëzimit, Sakica dhe Troshani kanë qenë të shoqëruar me avokatin mbrojtës.

Abc News, mëson se Izmir Sakica dhe Samuel Torshani, kanë masë sigurie në munges të “arrestit me burg” vendosur nga Gjykata e Shkodrës, si të dyshuar për veprat penale “plagosje e lehte me dashje” , “kanosje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Konkretisht masa e sigurisë ndaj tyre, ka të bëjë me dhunimin e Vladimir Bruçit, në qytetin e Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024.

62-vjeçari Vladimir Bruçi u dhunua me sende të forta në mes të qytetit, duke pësuar dëmtime të rënda. Vladimir Bruçi, është babai I Alban Bruçit, 27-vjeçari I cili është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se organizoi atentatin e dështuar të 7 Shtator në Shkodër, ku u qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte Arjon Kajoshi.



Të dy të rinjtë Sakica e Troshani u dyshuan edhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Sakaq emrat e Sakicës dhe Troshanit, dolën edhe në masakrën me katër viktima të 30 tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Lici dhe miku i tij Arlind Bushati si dhe Flutura e Bashkim Basha. Dy të rinjtë u shpallën në kërkim policor, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por nuk u arritën të gjeheshin.

Tashmë kjo ngjarje kriminale I ka kaluar, Prokurorisë së Posaçme, ku sipas të dhënave, pritet që SPAK, por edhe policia e SHkodrës, të pyes dy të rinjtë edhe për masakrën e Dobracit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!