Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

A do t’i rikthehet Trump dialogut? Maloku: Marrëveshja e Uashingtonit rezultoi pozitive për Kosovën. Duhet më shumë presion mbi Serbinë

schedule20:22 - 21 Janar, 2025

schedule 20:22 - 21 Janar, 2025

Eksperti Albinot Maloku thotë se marrëveshja e Uashingtonit, e propozuar gjatë administratës së parë të Donald Trump, kishte defekte por rezultoi pozitive për Kosovën. Sipas tij, Kosova ka përmbushur më shumë pika në këtë marrëveshje, ndërsa do të duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Serbisë.

“Presidenti Trump në mandatin e parë, nuk është se Kosovës nuk i ka dhënë apo ofruar gjëra të konkretizuara ndërsa administrata Obama apo Biden nuk është se ishin aq të konkretizuara në hapat amerikanë. Kur po konkurronte Biden në atë kohë, Kurti ishte hapur në mbështetje të presidentit Biden dhe nga politika jonë lokale se mendonim se do të ketë pro aktivitet më të madh. Kjo nuk ndodhi. Këto ditë pashë sidomos nga numri dy i VV Glauk Konjufcka, që ishte non sens, ishte tentimi për të thënë se administrata Biden dhe Obama e sollën Kosovën në situatë të palakmueshme në raport me Serbinë. Ishte qesharake.

Në mendimin tim, qytetarët kanë plot arsye për ta ndryshuar qeverinë por tentimi për ta shfrytëzuar një çështje është jo i shëndetshëm për rrugëtimin e shtetit të Kosovës. Trump me të vërtetë është atipik nga ajo që jemi mësuar të shohim në dekadën e fundit në SHBA, por për Kosovën ka qenë e domosdoshme çështja e dialogut, që në çështjen aktuale po fshihet nga subjektet politike, konsideroj se çështja e parë është dialogu dhe të kishim konkretizim diçka të pa lënë zvarrë për shkak se këto vite energjinë e qeverive e ka marrë dialogu dhe kemi ngecje. Shoh pozitivitet në një administratë që të konkretizojë dhe të mos lërë gjëra zvarrë.



Marrëveshja e Uashingtonit, kishte defektet e veta por për Kosovën doli pozitive. Sa i përket insistimit të Trump për të vazhduar atë që ka ngelur pa u bërë, ka shumë nga kjo marrëveshje e jetësuar nga Kosova. Nga Serbia ka mangësi. Në kushte normale, do të duhej të kishte presion mbi Beogradin. Ajo që shoh unë në serbi është se ka një gëzim, që të vazhdojë me karrigen e Moskës, me karrigen e keqpërdorur të Brukselit.”, u shpreh Maloku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!