Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armëpushim i brishtë/ Qetësi në Gaza, por Izraeli sulmon në bregun perëndimor

schedule18:45 - 21 Janar, 2025

schedule 18:45 - 21 Janar, 2025

Gaza mund të ketë gjetur pak qetësi pas 15 muajsh luftë me hyrjen në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Por pasi ra dakord për marrëveshje me grupimin militant palestinez, Izraeli i nisi sulmet diku tjetër: në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Të paktën tetë persona u vranë dhe 35 u plagosën në atë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti një “operacion ushtarak në shkallë të gjerë dhe domethënës”.



Hamasi me bazë në Gaza, i cili ka zgjeruar shtrirjen e tij në Bregun Perëndimor gjatë viteve të fundit, u bëri thirrje palestinezëve në territor që të përshkallëzojnë luftimet kundër Izraelit.

Aksioni, i nisur një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se do të heqë sanksionet ndaj kolonëve ultranacionalistë izraelitë që sulmuan fshatrat palestineze, u njoftua nga Netanyahu si një ofensivë e re kundër militantëve të mbështetur nga Irani.

Vetë Trump pasi mori detyrën u shfaq pesimist për marrëveshjen e armëpushimit dhe tha se mbetet për t’u parë nëse do të zbatohet.

Ndërkohë në Izrael Kreu i Forcave të Mbrojtjes (IDF), Herzi Halevi, njoftoi të në një letër drejtuar Benjamin Netanyahu se ai do të japë dorëheqjen më 6 mars, pas dështimit të sigurisë në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Opozita izraelite i bëri thirrje edhe qeverisë së Netanyahu të dorëhiqet dhe të marrë përgjegjësi për dështimin e mbrojtjes më 7 tetor.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!