Zëvendës presidentja spanjolle Yolanda Diaz tha se do të ndalojë përdorimin e rrjetit social X, në pronësi të miliarderit Elon Musk, për shkak të sjelljes së tij të hënën, gjatë ngjarjeve që kanë të bëjnë me inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
Gazetarja spanjolle, Marta Moreno Guerrero, në një intervistë për “Faqja 4” duke komentuar këtë vendim të zyrtares, tha se nuk mendon se X do të mbyllet në Spanjë.
Sipas saj, ekstremi i djathtë po fiton terren në Spanjë dhe se mbështetja është rritur ndjeshëm.
“Nuk mendoj se Sanchez do të mendojë të mbyllë platformën në Spanjë. Ka qenë i targetuar nga këto narrativa, është një nga liderët më të rëndësishëm të majtë dhe duke ditur ideologjinë e Musk, apo edhe kërcënimin e Zuckerbergmund të shihet si i shënjestruar por për aq kohë, sa ai po bën punën e tij, nuk mendoj kështu. Ai është zgjedhur si lider, nuk është aq larg sa liderët ekstremistë.”, u shpreh gazetarja.
Duke u ndalur te presidenti i ri amerikan Donald Trump dhe raportet që pritet të ketë me BE, ajo tha:
“Mendoj se është e rëndësishme të analizojmë se cilat qeveri kemi në BE dhe politikat që Von der Leyen po implementon në Evropë. Ka folur për marrëveshjen Itali-Shqipëri, referencat e politikave të djathta, dhe në interes të e Evropës. Nëse flasim për Hungarinë, Orban dhe politikat e tij janë pranuar brenda BE, narrativat e djathta janë pranuar, marrëveshjet e politikave të djathta. BE nuk do të ketë asnjë problem me Uashingtonin apo udhëheqjen republikane në SHBA dhe nuk e shoh se Von der Leyen është kaq larg nga këto politika, kur nuk ka problem me Melonin, Orban apo liderë të tjerë të djathtë.”/abcnews.al

