Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Betimi i Trump/ Sotiri: Politikan që ka ngjallur frikë dhe respekt. Do të jetë një 4 vjeçar intensiv dhe me dinamika

schedule17:20 - 20 Janar, 2025

schedule 17:20 - 20 Janar, 2025

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se Trump, me deklaratat dhe veprimet e tij, ka ngjallur frikën dhe respektin te aleatët dhe kundërshtarët e tij.

“Paparashikueshmëria e tij dhe vendimet që do të marrë janë të panjohura përtej retorikës së tij, apo narrativës që përdori fuqishëm për të fituar. Këto dinamika në konfliktet aktuale nuk përcaktohen dot vetëm nga dora e fortë e një lideri. Jemi në epokën e autokratëve, në periudhën e bullistëve politikë dhe Trump në këtë skakierën ndërkombëtare me autokratë, është një i njëjtë dhe flet gjuhën e njëjtë me ta. Duke pasur instiktin e frikës dhe respektit, kemi politikan që ngjall si frikën dhe respektin, jo vetëm të kundërshtarëve por edhe të aleatëve të tij. Aleatët apo aleanca ku SHBA është partneri strategjik është parë që kanë munguar në këtë inaugurim, është mesazh i qartë dhe i Trump për t’i treguar aleatëve se duhet të shkunden dhe zilja e alarmit ku duhet t’i bëjnë ballë sfidave të sigurisë.”, u shpreh Sotiri.

Duke komentuar deklaratat e Trump për NATO-n, ekspertja shtoi:



“Unë do të thosha që vetë aleanca është projekt amerikan, ku nëse do të shikojmë diskursin e vendeve anëtare, në narrativën e tyre, partneriteti strategjik janë gjithmonë SHBA. Dhe deri tani nuk ka një superfuqi që të zërë këtë vend. Mendoj do të kemi konflikte të ardhshme në kontekstin apo aspiratat e Trump për t’u zgjeruar apo zotëruar Groenlandën, që ka një varësi nga Danimarka. Do të shikojmë dinamikat që do të ketë brenda aleancës. Në synimin e tij, Trump është i pozicionuar në “Amerika e para”. Në gjykimin tim, do të jetë një 4 vjeçar intensiv dhe me dinamika.”, shtoi ajo./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!