Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot (ri)nis epoka Trump/ Gjithçka gati ne Washington, miliarderi hyn për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë si President

schedule09:20 - 20 Janar, 2025

schedule 09:20 - 20 Janar, 2025

Donald Trump do të betohet pasditen e kësaj të hëne brenda ambienteve të Kapitolit si presidenti I 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas fitores absolute të 5 nëntorit ku republikanët arritën të merrnin shumicën në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një tjetër mandate 4 vjeçar me premtime për të bërë Amerikën të madhe sërisht ndërsa në 4 vitet që ishte larg pushtetit u përball me 4 çështje penale duke I mbijetuar jo vetëm disa proceseve gjyqësore, por edhe dy atentateve për vrasje ndaj tij  . Betimi I Trump pritet të jetë një betim historik për Shtetet e Bashkuara ndersa ceremonia pritet te ndiqet nga me shume se 200 mije qytetare . Republikani bëhet presidenti I parë amerikan që nga Shekulli I 19 që rifiton shtëpinë e bardhë pas humbjes në një pale zgjedhje. Në fjalimin e tij të fitores të mbajtur në Washington vetëm disa orë përpara marrjes së mandatit, Trump e bëri të qartë se të gjitha premtimet që ka bërë do të mbahen. Teksa akuzoi Demokratër për dobësim të Ushtrisë dhe për eksport të Kriminelëve në Shtetet e Bashkuara, republikani premtoi dëbimin të menjëhershëm të atyre që ai I quajt emigrant illegal dhe kriminel.

“Krimi ka rënë në të gjithë botën. E dini pse? Sepse ata I kanë sjellë kriminelët e tyre në Shtetet e Bashkuara tv Amerikës. Ju shikoni Venezuelën, ata kanë zbrazur burgjet duke sjellë kriminelët në vendin tone. Mendoni pak tani kemi kufinjë të hapur, kriminel që vijnë nga burgjet në vendin tone dhe transgjinor që luajnë në sporte femrash. Së shpejti d të fillojë operacionin më të madh të dëbimit në Historinë Amerikane.”



Trump I cili  pritet të nënshkruaj mbi 200 urdhëra ekzekutiv në ditën e parë të tij në detyrë u ndal dhe tek rrjeti social Tik Tok për të cilin tha se do të vijojë të funksionojë në Shtetet e Bashkuara, me miratimin e tij.

Republikani tha se do të ketë një marrëveshje për shitjen e aksioneve në SHBA ndërsa shtoi se kjo platform nuk mund të mbyllej për shkak të të ardhurave që sjell për miliona Amerikan, duke u zotuar të shpëtojë rrjetin social me bazë në Kinë. Donald Trump premtoi falje për 1500 personat që janë akuzuar për trazirat në Capitol Hill në 6 janar të vitit  2021 ku mbështetës e republikanit kundërshtuan fitoren e Biden në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, ndërsa shtoi se 99% e tyre janë të pafajshëm.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e të Dielës në Washington Trump u zotua se në 100 ditët e para të presidencës së tij ai do të bëjë atë që asnjë president Amerikan se ka bërë më parë, ndërsa premtoi transparence me Popullin Amerikan duke u zotuar se do të publikojë dokumente të klasifikuara për vrasjen e ish presidentit Amerikan John Kennedy,  senatorit Robert Kennedy dhe liderit të të drejtave civile tv njeriut Martin Luther King Junior.

Si zhvillohet ceremonia e inagurimit në post?

Ceremonitë katër ditore të marrjes së mandatit filluan qysh të shtunën më 18 janar me një pritje dhe fishekzjarrë në klubin e golfit të Trumpit në Virginia.

Të dielën Trump vendos një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur dhe merr pjesë në ceremoninë në varrezën kombëtare në Arlington, përpara se të marrë rrugën për në Uashington, ku do të zhvillohet një festë e madhe e fitores së MAGA- ose lëvizjes Make-America-Great-Again dhe një darkë nën dritat e qirinjve me mbështetësit e tij.

Të hënën (20.01.2025) në ditën e inagurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë. Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. Në fakt inagurimi i postit presidencial në SHBA zhvillohet jashtë në hapësirë. Por për shkak të valës së të ftohtit në disa pjesë të SHBA-së, ceremonia do të mbahet në mjediset e brendshme të Kapitolit. Trump ka deklaruar, se nuk donte në asnjë mënyrë që njerëzit të dëmtoheshin, ndaj ka udhëzuar, që fjalimin për fillimin e detyrës, lutjet dhe të tjera fjalime të hënën të zhvillohen në sallën e kupolës së Kapitolit.

Në Kapitol në sallën presidenciale Trump do të nënshkruajë rregulloret e para zbatuese të tij, të ashtuquajturat Executive Orders. Më pas ai do të inspektojë të ashtuquajturat “Pass in Review” trupat.

Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inagurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar.

Cila është motoja e këtij inagurimi?

Motoja e inagurimit është “Demokracia jonë e palëkundur: Një premtim kushtetues.” Me këtë pranohet detyrimi që buron nga themeluesit kundrejt brezave të ardhshëm të amerikanëve në SHBA, “ruajtja e vazhdimësisë dhe stabilitetit të sistemit tonë demokratik”, sikurse shpjegon komisioni i inagurimit.

Disa vëzhgues kanë vërejtur, se kjo moto është në kontrast të plotë me ngjarjet dhe pasojat e 6 janarit 2021, kur Donald Trump nxiti disa simpatizantë, që mësynë në Kapitol dhe donin të pengonin konfirmimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet më 2020.

Ndonëse u pezulluan proceset juridike ndaj presidentit të ardhshëm, një raport i publikuar së fundi nga ish-hetuesi special Jack Smith, lë të kuptohet, se Donald Trump po të ishte dënuar për rolin që ka luajtur atëherë, nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet vitin e kaluar. Trump u gjet gjithashtu fajtor, për falsifikimin e dokumentave të biznesit, por ndaj tij nuk u shqiptua dënim. Kësisoj ai është i pari person me precedent penal, që ushtron detyrën e presidentit.

Kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë i paraprijnë katër vite të trazuara. Si do ta prezantojë veten Trump në ditën e parë të inagurimit si president? “Pajtimi nuk është temë për Trump”, mendon Cayce Myers, ekspert për komunikimin politik në Universitetin Virginia Tech. “Ajo që ai përjeton është pika kulmore e lëvizjes MAGA (Make America great again). Fjalimi i tij i parë si president është kurorëzimi i luftës së tij katër vjeçare për të fituar zgjedhjet”.

Inagurimi është një shans për Trumpin dhe qeverinë e tij për t’u prezantuar SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës vizionin e ri të tyre, thotë Myers për DW. “Unë mendoj, se ne do të dëgjojmë shumë për forcën dhe pozicionimin në fushën e gjeopolitikës. Eshtë një ngjarje shumë e rëndësishme me një personalitet jashtëzakonisht të madh mediatik, që e zotëron shkëlqyeshëm raportin me mediat. Vëmendja pra do të jetë gjithashtu e jashtëzakonshme”, nënvizon Myers.

Kush do të marrë pjesë?

Eshtë zakon, që të gjithë ish-presidentët, që ende jetojnë, marrin pjesë në inagurimin e presidentit, ndonëse Trump vet më 2021 e prishi këtë traditë duke mos qenë i pranishëm në inagurimin e presidentit. Joe Biden, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të jenë me bashkëshortet e tyre. Me përjashtim të Michelle Obamas, e cila për arësye që nuk dihen nuk do të marrë pjesë.

Edhe shumë baronë të teknologjisë do të jenë të pranishëm, pasi shumë prej tyre e kanë mbështetur me mjaft efekt në publik presidentin e ardhshëm. Në vend të parë qendron njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili ka kontribuuar në masë financiarisht dhe përmes medias gjatë fushatës elektorale të republikanit. Po ashtu do të jenë të pranishëm Jeff Bezos, pronari i Amazon dhe “Washington Post” si dhe Mark Zuckerberg, themeluesi dhe kryetari i kryesisë së Meta.

Krerë shtetesh dhe qeverish nga vende të tjera në të shkuarën nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit në SHBA. Ata përfaqësohen nga ambasadorët. Komisioni i inagurimit të Trumpit megjithatë ka ftuar disa krerë shtetesh, ndër ta edhe presidentin e Kinës Xi Jinping. Nuk pritet megjithatë që ia të marrë pjesë personalisht.

Kryeministra të ekstremit të djathtë nga vendet e Europës si hungarezi Viktor Orban ose homologia e tij italiane Giorgia Meloni ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, të dy e kanë vizituar Trumpin qëkurse fitoi zgjedhjet në nëntor në rezidencën e tij në Florida. Nga Gjermania kanë konfirmuar pjesëmarrjen bashkëkryetari i partisë AfD, Tino Chrupalla dhe zëdhënësi i komisionit për politikën e jashtme Unionit Kristiandemokrat, Jürgen Hardt. Qeveria gjermane do të përfaqësohet nga ambasadori gjerman Andreas Michaelis.

Presidenti i Argjentinës Javier Milei, i cili gjithashtu e ka vizituar Trumpin pas fitores në zgjedhje, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit.

Cilët artistë performojnë?

Ndër artistet dhe artistët që do të perfomojnë në veprimtari të ndryshme gjatë ceremonive të inagurimit janë Carrie Underwood, një fituese e American Idol. Përpara se Trump të bëjë betimin, ajo do të këndojë “America the Beautiful”.

Në Liberty Ball dhe manifestimet e MAGA të shtunën performon Village People me hitet “Y.M.C.A” dhe “Macho Man”, që janë interpretuar vazhdimisht edhe gjatë fushatës së Trumpit. Po ashtu është konfirmuar edhe pjesëmarrja e këngëtarit country Lee Greenwood dhe solistit operistik Christopher Macchio.

Çfarë ndodh pas inagurimit?

Pas inagurimit në detyrë Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-së me organizatat si OBSH apo do t’i rinegociojë ato.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!