Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mësuesja që mundi dy herë kancerin/ 74-vjeçarja rrëfen sfidat dhe pasiguritë përballë sëmundjes

schedule17:16 - 19 Janar, 2025

schedule 17:16 - 19 Janar, 2025

“Ish-pedagogia e Infermierisë Hajrie Braçe ka triumfuar në një nga betejat më të vështira të jetës, duke mposhtur dy herë radhazi kancerin. Plot shpresë për jetën zysha doli fitimtare nga kanceri i gjirit me forcë dhe pozitivitet, pavarësisht vështirësive dhe sfidave që kjo sëmundje mbart me vete”

Mësuesja e infermierisë, ishte vetëm 46 vjeç kur e mësoi për herë të parë se ishte prekur nga kanceri i gjirit, dhe kjo padyshim  ishte e papritur për të.

“Në  moshën 46 vjeçe u diagnostikova me kancer të gjirit. Ishte rastësi, po bëja dush dhe vura re një masë. Nuk e neglizhova fare, shkova në punë, meqë punoja në fakultetin e infermierisë, vesha përparësen dhe ika te Onkologjiku. Pasi bëra vizitën më thonë, që do të fus menjëherë në sallë, pasi  më kishte dal kanceri i gjirit agresivë. Ishte shumë e vështirë për mua, deri në atë moshë nuk kisha marrë asnjë medikament. Kjo më ra si diçka që as nuk e imagjinoja dot”, tha ajo

74-vjeçarja, shërbeu për dy dekada si infermiere mami, si fillim në qytetin e saj të lindjes në Korçë e më pas edhe në kryeqytet te materniteti “Koço Gliozheni”, ndërsa si mësuese 25 vite. Njohuritë që kishte në mjekësi, ia vështirësoi dhe lehtësoi njëkohësisht sëmundjen.

“Gjëja më e vështirë  kur mora vesh që isha me kancer, si fillim thash o Zot, përse mua. Ishte shumë e vështirë kur e mësova, duke pasur dhe informacion për sëmundjen.  Ishte shumë e vështirë për shkak të moshës shumë të re, çdo bëhet me familjen e fëmijët e mi. vajza ishte 12 vjeç, kush do mi rris e shkolloj”, tha ajo.

Djalit vendosi t’ia tregonte të parit, sëmundjen.

“Kur shkova në shtëpi se të gjitha kontrollet i bëra vetëm, kur vendosën për operacioni duhet t’ju tregoja. Personi i parë ka qenë djali, pasi im shoq në atë kohë kishte kaluar një kohë jo të mirë shëndetësore, nuk ja thash atij, por djalit 20 vjeç. Pastaj ja thash edhe djalit. Pas 3 ditësh u futa në sallë, bëra heqje totale të gjirit, dhe kisha edhe një gjëndër në sqetull”, u shpreh ai.

 Marrja e kimioterapisë përveç dhimbjes që i shkaktoi,  humbja e flokëve ishte një tjetër sfidë për mësuesen. Sfidë të cilën zgjidhjen e gjeti tek studentët e saj në atë kohë.

“Kur humba flokët ishte shumë e vështirë. Dihet që flokët dhe gjoksi janë bukuria femërore. Mirëpo, studentët e dinin, më krijuan një mundësi, se atë kohë nuk kishte as paruke. Zysha zgjodh kë të duash ti, mbajta rreth 3 paruke në forma të ndryshme në varësi të gjatësisë”, tha ajo.

 Pas 22 vitesh, kanceri iu kthye sërish. Pavarësisht moshës, dashuria për jetën triumfoi mbi gjithçka.

“Erdhi Covidi, më kapi dy herë dhe e kalova. Shkova të bëja analizat, ish studenteve të mija. Kjo ishte trauma e dytë kur shkova të marr analizat, ishte rikthim pas 22 vitesh. Nisa të bëja gjithë ekzaminimet. Nuk ishte i lehtë e dyta përsëri, por nuk e dhashë veten. Jam e riskuar u thashë”, shprehet ajo.

Mbështetja e familjes, si dhe dashuria e pakursyer nga njerëzit e saj të dashur, ishin terapia më e mirë për të tregon mësuesja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!