Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mandati i Vullnet Sinajt/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, PS dhe PD dakordësohen që çështja të kalojë në seancë plenare

schedule10:28 - 17 Janar, 2025

schedule 10:28 - 17 Janar, 2025

Këshilli i Mandateve është mbledhur për të diskutuar për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Si PD edhe PS janë dakordësuar që mandati i deputetit të kalojë në seancë plenare.

Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, jo të hënën që është seanca nisëse.

“Shumica në këtë këshill, rekomandon që t’i kalojë seancën plenare për votim projektvendimi për dërgim e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, u shpreh Bushka.



PD pretendon se Vullnet Sinaj ka përfituar tendera publikë për kompanitë e tij private edhe pse Kushtetuta e ndalon deputetin të përfitojë nga paratë publike. Për këtë arsye, opozita kërkon që Parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata të vendosë nëse ai e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Kërkesa e PD për mandatin e deputetit Sinaj u dorëzua në Kuvend në fillim të muajit gusht, por vetë Sinaj sqaroi se ai prej vitit 2017 ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i bizneseve që ka pasur dhe nuk ka marrë asnjëherë fonde nga buxheti i shtetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!