Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Prokurori i GJNP: Izraeli nuk ka bërë asnjë përpjekje për të hetuar akuzat për krime lufte

schedule10:23 - 17 Janar, 2025

schedule 10:23 - 17 Janar, 2025

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan ka mbrojtur vendimin e tij për të ngritur akuza për krime lufte kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se Izraeli nuk bëri “asnjë përpjekje reale” për të hetuar vetë akuzat.

Gjyqtarët e GJNP-së lëshuan urdhra arresti për Benjamin Netanyahun, ish-shefin e mbrojtjes izraelite Yoav Gallant dhe liderin e Hamasit Ibrahim Al-Masri nëntorin e kaluar për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të Gazës.
Izraeli ka refuzuar juridiksionin e gjykatës me bazë në Hagë dhe Shtetet e Bashkuara, e cila gjithashtu nuk është anëtare e GJNP-së.

“Është sigurisht e padëshiruar që një institucion që është fëmijë i Nurembergut … kërcënohet me sanksione. Duhet t’i bëjë njerëzit të kenë parasysh sepse kjo gjykatë nuk është në pronësi të prokurorit apo gjyqtarëve. Ne kemi 125 shtete,” tha Khan.



Administrata e parë e Donald Trump vendosi sanksione ndaj GJND-së në vitin 2020 mbi hetimet për krimet e luftës në Afganistan. Këto sanksione u hoqën gjatë presidencës së Joe Biden./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!