Një 28-vjeçar është arrestuar në Patos, në kuadër të operacionit policor të koduar “Multiple”.
Në lokalin e tij, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për shitje në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe për vënie të basteve sportive, me celular.
Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike dhe celulari me faqe aktive online për baste./abcnews.al


