Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vrau aksidentalisht me armë gjahu kushëririn, arrestohet autori në Bulqizë

schedule09:29 - 17 Janar, 2025

schedule 09:29 - 17 Janar, 2025

Arrestohet 43 vjeçari që vrau me armë gjahu të afërmin e tij mesditën e së enjtes në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Flamur Kamberi kishte dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, ku aksidentalisht ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të Vasil Kamberit. 35 vjeçari humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.
Ndërkohë nën hetim janë vënë edhe tre të tjerë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!