Një ngjarje e rëndë është shënuar reth orës 12 në pyllin e Fshatit Tërnovë e Vogël të Bulqizës, ku është plagosur me armë gjahu çifte shtetasi Vasil Kamberi 36 vjeç. 36 Vasil Kamberi vjeçari kishte dalë për gjueti bashkë me kushëririn e tij të afërt Flamur Kamberi 34 vjeç, në pyllin e fshatit ku dyshohet të jetë plagosur aksidentalisht.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë vetë kushëriri i tij që ka njoftuar dhe ka trasportuar të plagosurin deri në afërsi të rrugës nacionale ku është trasportuar me helikopter drejt Tiranës. 36 vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga arma e gjuetisë dhe ka humbur jetën rrugës për në Tiranë.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë goditur aksidentalisht nga kushëriri Flamur Kamberi 34 vjeç, gjatë gjuetisë. Pritet përfundimi i hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje autorin e dyshuar./abcnews.al