Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë dhe ka arrestuar disa persona, të cilët posedonin kokainë dhe kanabis.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 30 vjeç, pasi më datë 09.02.2024, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjetën 86 gramë Cannabis;
Po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 28 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi Kokaine dhe një sasi Cannabisi;
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi K.B,31 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr.1, i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike Kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.7, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit./abcnews.al