Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në Tiranë.
Një 27-vjeçar u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ”Njoftimi i rremë në organet e rendit”. Ndërsa dy shtetas të tjerë, një 43-vjeçare dhe një 19-vjeçar, u proceduan për veprën penale “Vetëgjyqësi”.
Ata i kanë marrë me vetëgjyqësi një sasi parash shtetasit 27-vjeçar.
Ai, këtë shumë parash ja kishte borxh 43-vjeçares, dhe më pas ky shtetas e ka raportuar në Polici marrjen e parave nga këta dy shtetas si vjedhje./abcnews.al