Isuf Hasa ka pranuar vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta në Zall Bastar.
64-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, ku ka deklaruar se kishte shkuar te banesa e Metës dhe aty e kishte vrarë duke e goditur me çekiç.
Pasi e vrau i mori lekët dhe shtoi se çekiçin e fshehu te banesa e vajzës së tij në Vorë.
“Kam qenë të hënën te shtëpia e Xhemalit. E godita pasi e takova pasi kishte kohë që më shante dhe më ngacmoi dhe aty. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj si roje nate në Dajt, por Xhemali më ngacmonte, më thoshte si nuk më dhe pak raki nga e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava, i mora edhe lekët diku tek 200 mijë lekë. Xhemali më kishte thënë vetë që kishte lekë. Pas krimit nuk i tregova askujt. Ika qetësisht për tek stacioni elektrik, më pas zbrita për në Tiranë. Çekiçin e mora me vete dhe shkova te shtëpia e vajzës në Vorë. Në një cep fesheha edhe çekicin. Por nuk i kam treguar askujt për atë që kisha bërë”, tha ai./abcnews.al