Vrasja e 81 vjeçarit në Tiranë, flet autori: Më ofendonte sa herë më shikonte, më ngacmoi edhe bashkëshorten

schedule09:36 - 16 Janar, 2025

schedule 09:36 - 16 Janar, 2025

64 vjeçari Isuf Hasa ka pranuar vrasjen e Xhemal Metës në Zall Bastar, duke edhe shkakun. Ai fillimisht ka mohuar ngjarjen, por pasi grupi hetimor e ka përballur me provat, ka treguar vrasjen. Mësohet se 64 vjeçari ka thënë se i moshuari e ka ofenduar dhe e shante sa herë që e shikonte në fshat.

Ai është pyetur edhe për ngacmime nga grupi hetimor, dhe ka shtuar se viktima i ka ngacmuar edhe bashkëshorten. Sipas tij, ky ka qenë momenti që nuk ka duruar dhe ka shkuar me çekiç me vete tek banesa e 81 vjeçarit.

Trupi i të moshuarit u gjet më 13 Janar në oborr rreth 30 metra larg banesës së tij. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por ekspertët konstatuan se i moshuari ishte dhunuar me sende të forta, që i shkaktuan edhe vdekjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!