Orkestra e Forcave të Armatosura/ Skënderi: Janë 46 të rinj me statusin ushtarë të NATO-s, që kanë investuar së bashku me familjet e tyre

schedule09:20 - 16 Janar, 2025

schedule 09:20 - 16 Janar, 2025

Arben Skënderi është drejtues i Orkestrës së Forcave të Armatosura, e cila lindi në 1945, ‘vdiq’ në 1992 dhe u ringjall sërish sot.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi se kjo orkestër ka 46 të rinj pjesë të saj, të cilët kanë krijuar raporte serioze mes tyre, madje dhe duke u martuar.

Sipas Skënderit, që një fëmijë të bëhet pjesë e fushës së artit, prindi investon jo vetëm monetarisht, por dhe në sensin e gjerë familjar. Ai gjithashtu theksoi se këta të rinj ajnë me status ushtarë të NATO-s.

“Janë 46 të rinj, por janë 46 familje që kanë investuar për fëmijët e tyre, siç bëjmë ne prindërit e tyre, që ata të kenë një rrugë në fushën e artit dhe kjo rrugë të përfundojë diku se është një investim shumë i gjatë. Për t’u bërë violinist, violinçelist dhe instrumentat e frymës, edhe mos të harrojmë që ky investim fillon që 5-6 vjeç. Nuk është vetëm një investim monetar, por investim në sensin e gjerë familjar.

Duhet suportuar një fëmijë në fushën e artin që në moshën të vogël, kjo rrugë e cila nuk ka fund kurrë. Por finaliteti cili është? Që në rrugën e artit të fitojë që të zhvillohet si artist më tej. Në kushtet e Shqipërisë, mendoj që është rasti i fundit për dy tre dekada, ku krijohet një institucion i ri, ku të rinjtë kanë hapësirën që të punësohen me kohë të plotë dhe me një rrogë shumë dinjitoze dhe të mund të organizohen”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!