Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81 vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar. Bëhet fjalë për shtetasin Isuf Hasa. Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se është gjetur edhe sendi i përdorur në krim si dhe paratë e vjedhura.
I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në fillim ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi se ai kishte dëmtime të rënda në kokë, që ishin shkaktuar nga sende të forta./abcnews.al


