Bardhi, shpifës serial/ Avokati Petraj: Deklarata do analizohet në gjykatë, mund të dënohet me gjobë ose deri në 5 vite burg

schedule13:37 - 15 Janar, 2025

schedule 13:37 - 15 Janar, 2025

Avokati Edmond Petraj thotë se deklarata e Gazment Bardhit për Olsin Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama, do të analizohet në gjykatë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se Bardhi rrezikon të dënohet, me gjobë, ose burgim deri në 5 vjet.

“Zoti Bardhi, sa i përket rastit që tha zoti Rama, mbetet për t’u parë, çfarë pjese do të merret nga dosja e hetimit, të vëllait të kryeministrit. Mbetet ai akt ekspertimi. Nëse do të merret siç e ka verifikuar SPAK, zoti Bardhi rrezikon tamam. Sa i përket raportit me ish drejtorin e policisë së Shkodrës, mbetet për t’u parë. Rama tha që do bëjë padi për kallëzim të rremë. Ajo deklaratë e Bardit, do merret si dëshmi e rremë dhe këtu rrezikon. Do të analizohet në gjykatë. Regjistrohet procedim penal, e shikon organi i akuzës. Zoti Bardhi, edhe pse kallëzimin e rremë dhe padinë për shpifje, nuk e kap dekriminalizimi, por masa ndëshkuese është nga gjobë deri në 5 vjet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!