Kontroll në zyrat e Ajola Xoxës/ BKH dhe policia kontrolluan me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimit për Veliajn dhe të afërm

schedule13:16 - 15 Janar, 2025

schedule 13:16 - 15 Janar, 2025

Prokuroria e Posaçme me miratimin e gjykatës ka ushtruar kontrolle në një tjetër ambient që përdorej nga shoqëria  “Harabel” ku bashkëthemeluese është bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa.

Mësohet se kontrolli është ushtruar në ambientet e një apartamenti që ndodhet në kryeqytet.

Kontrolli është ushtruar nga agjentët e BKH të mbeshtetur nga efektivë të policisë, ndërsa vendimi i kontrollit është dhënë më datë 14 janar.

SPAK po kryen veprime hetimore ndaj kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj dhe të afërmë të tij për disa vepra penale, nga ajo e korrupsionit, fshehje e pasurisë, mos deklarimit apo pastrim parash.

Deri në këtë fazë veprimet hetimore po kryhen mbi bazen e një kallëzimi dhe nuk ka të rregjistruar mbi emrin e ndonjë personi të dyshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!