Një 30-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Vlorës. Mësohet se ai shiste drogë të fortë të ndarë në doza.
Sakaq, blutë i kanë gjetur në banesë të riut doza kokaine dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, bazuar në inteligjencën policore, goditet një rast i shitjes së drogave të forta, në doza.
Arrestohet në flagrancë autori i rastit, të cilit iu gjetën në banesë, doza kokaine dhe municion luftarak.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen, ushtruan kontroll në banesën e tij.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan doza kokaine dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi 30 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al