Erion Isai sërish në SPAK/ Kreu i bashkisë së Ersekës thirret si person në dijeni

schedule12:10 - 15 Janar, 2025

schedule 12:10 - 15 Janar, 2025

Kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai është paraqitur të mërkurën në prokurorinë e posaçme. Ai dha shpjegime për rreth 1 orë në cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa mësohet se spak po kryen veprime hetimore mbi një kallëzim të depozituar ndaj zyrtarit vendor për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës  dhe shkelje të barazisë në tendera në lidhje me ndërtimin e një segmenti në rrugën Korçë-Ersekë. Pas daljes nga SPAK, kryebashkiaku deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni në lidhje me një hetim të nisur prej vitit 2023.

“Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë.”

Kjo është hera e dytë që kryetari i bashkisë së Ersekës jep sqarime në prokurorinë e posaçme. Në maj të vitit të kaluar ai qëndroi për rreth 2 orë në prokurori ku u pyet si person që ka dijeni në lidhje me ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!