Shisnin kokainë dhe kanabis afër një shkolle, arrestohen dy persona në Tiranë

schedule09:43 - 15 Janar, 2025

schedule 09:43 - 15 Janar, 2025

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po procedohet penalisht nga policia e Tiranës. Mësohet se ata shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokaine në afërsi të një shkolle.

Sakaq, i janë sekuestruar 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë e ftohtë (thikë), një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Interruption”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Shitnin lëndë narkotike kokaine dhe kanabisi, në afërsi të një shkolle, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga njëri prej tyre.

Procedohet penalisht 1 shtetas të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë njërit prej të arrestuarve.

Sekuestrohen 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë e ftohtë (thikë), një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interruption”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: 40 vjeç dhe  28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë shtetasit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve kontrollit në ambientet e lavazhit dhe të banesës së shtetasit D shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!