“Do luftojmë për vendin e parë”, Stavileci: Me fushatën zgjedhore nisim një kapitull të ri për një Kosovë më të mirë

schedule17:15 - 14 Janar, 2025

schedule 17:15 - 14 Janar, 2025

Zëdhënësi i fushatës në Partinë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci i konsideroi zgjedhjet e 9 Shkurtit si një kapitull i ri për një Kosovë më të mirë e të lirë, të cilin e nisin me fushatën zgjedhore.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se të gjithë e duan këtë kapitull të ri, pasi e kanë dëshmuar me pjesëmarrjen e lartë në tubime.

“Njerëzit kanë besim dhe shpresë dhe selektivat e PD janë më të mobilizuara se asnjëherë më parë. Këtë e kemi vërejtur dhe në hapje të fushatës, sepse edhe tubimi i së shtunës së Prishtinë dhe ai i së dielës në Ferizaj, që llogariten dy prej qendrave më të mëdha në Kosovë, kanë qenë dhe për nga numri, energjia, dhe për ata pjesëmarrës që nuk kanë mundur të hyjnë brenda, ka treguar një gadishmëri të madhe për ta bërë kthesën, në mënyrë që PDK ashtu siç e ka reklamuar me sloganin e saj, të nisim një kapitull të ri, një kapitull për një Kosovë më të mirë”.

Sipas Stavicelit, PDK do të luftojë me Lëvizjen VetëVendosje për vendin e parë.

“Ne me atë çfarë po e shohim, besojmë do të jetë një luftë për vendin e parë ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes VetëVendosja. Prandaj, ne e konsiderojmë që me këto veprime dhe në ditët në vazhdim në ecurinë e fushatës sonë dhe ashtu siç po shkon duke u fuqizuar, për të qenë zëri i qytetarëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!