Ngricat dhe bora/ Pas orëve të gjata pritjeje në Kapshticë, lejohet kalimi i kamionave dhe autobusëve drejt Greqisë 

schedule14:52 - 13 Janar, 2025

schedule 14:52 - 13 Janar, 2025

Pas orëve të gjata pritjeje, pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionave dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së Kapshticës.

Burime konfirmojnë se rruga tashmë është hapur dhe mund të kalojnë lirisht të gjitha mjetet.

Pas shumë orësh pritje në temperatura të ulëta, më në fund udhëtarët do të mund të shkojnë drejt Greqisë.

Më herët, dogana greke njoftoi se situata më e renduar ishte në zonën Grevena – Doganë. Për këtë arsye nuk u lejua kalimi i mjeteve. Pas ndërprerjes se reshjeve është ndërhyrë për të pastruar boren dhe u lejua qarkullimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!