Ekzekutimi i 56-vjeçarit/ Autori, i maskuar e priti Nasufin pranë banesës, u vra në sy të gruas. Ja pista kryesore

schedule08:39 - 13 Janar, 2025

schedule 08:39 - 13 Janar, 2025

Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin Bujar Nasufit i cili i vra me armë zjarri teksa i afrua në banesën e tij.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij, ai ka qënë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicën është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qënë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!