Me afrimin e datës së zgjedhjeve, socialistët kanë intensifikuar edhe përgatitjet në terren me strukturat jo vetëm brenda por edhe jashtë kufinjve.
Vetë Edi Rama nuk ishte fizikisht në selinë rozë por ju bashkua online drejtuesve politikë, në mbledhjen e kësaj të hëne, ku Pandelii Majkos ju besua fushata elektorale në qytetin e Kavajës.
Ndërsa në vendin e lënë bosh nga Eduart Shalsi në njësinë nr,1 në Tiranë, do të angazhohet ministri I brendshëm, Ervin Hoxha, i cili pritet të jetë edhe pjesë e listës së Tiranës.
Online, kryesocialistit iu bashkuan edhe një pjesë e drejtuesve politikë të cilët vijojnë të jenë në Greqi, për tu takuar me emigrantët atje por edhe për ti asistuar për problematikat që mund të hasin me sistemin. Përvec, Greqisë, prioritet për socialistët edhe edhe Italia, e cila aktualisht mban edhe numrin më të lartë të emigrantëve të regjistruar në platformën onlinë të komisionit qëndror të zgjedhjeve.
Paralelisht Partia Socialiste ka ngritur disa zyra të cilat do të shërbejnë si pika informimi për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit. Referuar të dhënave paraprake, votat e kësaj kategorie pritet të shpërndahen në qarkun e Tiranës.
Megjithatë, shqetësuase për socialistët eshtë numri I ulët e femrave të regjistruara në raport me meshkujt, për të cilën Edi Rama ka kërkuar më shumë angazhim në terren, kryesisht në vendet fqinje të Greqisë dhe Italisë. Megjithatë, për sekretaren për diasporën në Partinë Socialiste, Zerina Bruci këto shifra mund të ndryshojnë duke marrë parasysh edhe faktin që jemi në ditët e para të regjistrimeve.
Ndërkohë janë mbi 9000 emigrantë qe janë regjistruar në plaftormën onlinë, teksa aplikimet do të mbyllen më 4 mars. Vlen të theksohet se brenda kësaj kohe, aplikimi mund të përsëritet disa herë në rast dështimi./abcnews.al