“PS çrrënjosi krimin nga Shqipëria”/ Rama: Gjatë qeverisjes sonë nuk ka pasur hapësirë

schedule11:17 - 12 Janar, 2025

schedule 11:17 - 12 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste se çrrënjosi krimin nga vendi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjatë qeverisjes socialiste, krimi nuk ka gjetur hapësirë.

“Më kanë bërë vjedhës e blerës votash dhe gati 800 mijë vota shqiptarësh që votojnë për mua dhe Partinë Socialiste, i kanë bërë vota të krimit. Jo, krimi nuk vendos asgjë më në këtë Shqipëri që qeveriset nga Partia Socialiste. Në këtë Shqipëri vetëm populli e askush tjetër vendos, qoftë kush e udhëheq karvanin dhe qoftë kush i leh karvanit. As nuk e diskutoj që janë blerë vota, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tre dekadave e kusur në Shqipëri. As nuk e diskutoj që janë përzier, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tridhjetë e kusur vjetëve, elementë të botës së krimit. Por as nuk e diskutoj po ashtu, more hiç fare, që në asnjë palë zgjedhje, politike,  lokale, të pjesshme apo të përgjithshme në Shqipëri, minimalisht qysh prej atyre të vitit 2013, leku ose elementët kriminalë, nuk kanë vendosur asgje, për kush ikën e kush vjen në qeveri apo në bashki.

Kjo është shumë e thjeshtë, sepse s’ka as logjikë të padeformuar nga urrejtja politike dhe as aritmetikë të pa përmbysur nga mendjelehtësia mediatike, që i mban dot në këmbë teoritë idiotike të komploteve të mëdha elektorale me para e me kriminelë. Kush ka marrë pjesë në zgjedhje apo ka studiuar sadopak zgjedhjet në Shqipëri, e di fare mirë, se nëse nxirren jashtë ekuacionit organet ligjzbatuese, Policia e Shtetit, SHIK-u e Shishi, KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor dhe manipulimet ordinere tw komisionerëve në qendrat zgjedhore, siç faktikisht kanë qenë qartësisht jashtë ekuacionit, në të gjitha zgjedhjet, qysh prej atyre të rotacionit të 2013-ës, nuk ka lek, element kriminal dhe maskarallëk politik, që e përmbys dot vullnetin e popullit – mendojeni fjala vjen sa e pamundur do të ishte, sot, por jo vetem sot që pas 2013-ës që të parafytyrohej qoftë edhe në bashkinë më të vogël e më të largët të vendit, maskarallëku i 2011-ës ketu në mes të Tiranës!, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!