VIDEO/ Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, akset rrugore pjesërisht të kalueshme me zinxhirë

schedule08:15 - 12 Janar, 2025

schedule 08:15 - 12 Janar, 2025

Reshje e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 centimetra.

Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhwt të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!