Udhëtimi ndërqytetas, në telefon/ Google Maps jep terminalet e autobusëve, oraret e nisjeve dhe kohën e udhëtimit

schedule15:05 - 11 Janar, 2025

schedule 15:05 - 11 Janar, 2025

Transporti publik ndërqytetas është tashmë në Google Maps. Udhëtaret mund të gjejnë në platformën online linjat e autobusëve në cdo qytet të vendit, oraret dhe inteneraret e tyre. Kjo pritet të lehtesojë sidomos udhetimin për te huajt pasi përballen me veshtirësi për të lëvizur nga një qytet në tjetrin.

Shumica e turistëve në vend përdorin vazhdimisht transportin publik pasi e konsiderojnë më të sigurt.

 “Jam nga Franca. Ndodhem në Shqipëri për herë të parë së bashku me mikun tim. Do të qëndrojmë 7 ditë. Tani sapo mbërritëm nga Durrësi. Erdhëm në Tiranë me autobus sepse është më e lehtë për ne. Pashë intenerarin e autobusit në Google Maps, ishte edhe kohëzgjatja e udhëtimit aty. Duke i parë të dhënat online është më lehtë për ne që nuk e njohim vendin”.

Të dhënat e transportit publik janë hedhur online së fundmi dhe qytetarët ende nuk janë informuar, ndërsa e shohin si mundësi të mirë.

“Jo nuk e di, por është diçka pozitive”.

“Nuk e dija, por është shumë e lehtë nëse i kanë hedhur onli. Sepse kështu llogarisim edhe kohën sa duhet të presim”.

Por si mund ta përdorin udhëtarët Google Maps për të gjetur autobusin në qytetin që duan të shkojnë?

“Te jep destinacionet, autobuset ku jane, oraret sa duhet te ecësh në këmbe. Ku te gjesh terminalin, sa zgjat rruga. Përshembull këtu vendosim qytetin ku duam të shkojmë…”.

Përveç Google, ku përmes hartës gjenerohet destinacionet dhe interaret, Prej disa muajsh është krijuar edhe aplikacioni e-Transport nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, që është edhe faqja zyrtare e transportit publik në vend.

“Të jep të gjitha alternativat, kur jemi në Tiranë dhe duam të shkojmë në Kukës. Te tregon që ne oren 11, 12 ka autobus”.

Sipas kreut të shoqatës së Transportit Ndërqytetas impaktim më të madh platforma online pritet ta japë gjatë sezonit turistik, ku numri i të huajve në vendin tonë është i lartë.

“Nuk ka nevoje te pyesesh lart e poshte ku jane autobuset”.

Me rritjen e interesit për Shqipërinë si një destinacion turistik vendi e kishte të nevojshëm përfshirjen e të dhënave të transportit online. Ndërkaq, synohet që në të ardhmen, udhëtarët të paguajnë online edhe biletën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!