Gjatë vitit 2024, 90 biznese të reja në fushën e hotelerisë dhe turizmit u hapën në Vlorë. Ndërsa në total gjatë vitit që shkoi u hapën 866 subjekte të reja. Të dhënat tregojnë se qyteti bregdetar i ka dhënë më shumë prioritet turizmit, duke rritur kapacitetet.
“Një numër të kosniderueshëm në territorin e bbahskisë rol të vecantë luan shtimi i tyre në strukturat akomoduese. Rreth 90 subjekte në fushën e hotelerisë.”, tha drejtoresha e Tatim Taksave, Anjeza Shiko.
Gjatë vitit që shkoi të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotele dhe njësi akomoduese gati u dyfishuan, në rreth 470 milion lekë te vjetra nga 270 milion në vitin 2023. Kjo tregon ndërgjegjësimin e subjekteve dhe njësive akomoduese për të deklaruar të ardhurat.
“Realizime të kënaqshme. Zëri i taksës së fjetjes në hotel ka pasur rritje të konsiderueshme. Mbi 150%. nderyshimi që ka ndodhru gjatë 2024, individët kanë nisur të deklarojnë njësitë akomoduese. Duke marrë të gjitha detyrimit e taksës së fjetjes. Kjo sjell dhe një moskërcënim të bizneseve të ndershëm. Kjo bën të mundur të jemi në një treg të barabartë të gjithë. ”
Në total në Vlorë janë të regjistruara 7700 subjekte. Ndërsa turizmi mbetet prioritetit kryesor i turizmit, çka ka sjellë dhe shtimin e njësive akomoduese, ndikuar edhe nga flukset turistike gjatë viteve të fundit./abcneës.al