Amerika ‘josh’ Uzunin/ Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenat e “krisjes” me Granada

schedule12:13 - 10 Janar, 2025

schedule 12:13 - 10 Janar, 2025

Kontratë e re, ose divorc. Dashuria e Myrto Uzunit dhe Granada rrezikon një fund të hidhur, pasi sulmuesi shqiptar ende nuk ka nisur stërvitjen me skuadrën spanjolle.

Mediat iberike kanë zbuluar edhe prapaskenat e krisjes së futbollistit me klubin.

Sipas tyre, prej javësh Uzuni kërkon rishikimin e kontratës, sidomos në termat financiare, që lidhen me pagën, por edhe klauzolën për prishje të njëanshme të saj.

Sulmuesi kuqezi pretendon se e meriton diçka të tillë, pas paraqitjes së shkëlqyer në gjysmën e parë të sezonit.

Në 18 ndeshje ai ka shënuar 14 gola, ndërsa vendosi edhe një rekord të ri si realizuesi më i mirë në historinë e Granada.

Deri tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa situata është tensinuar më shumë pas një oferte të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FC Austin është prezantuar me 10 milion euro për kartonin, si dhe me një kontratë të majme për vetë sulmuesin.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat spanjolle bëhet fjalë për rreth 1.5 milion euro në sezon.

Tani topi është në këmbët e drejtuesëve të Granada, që duhet të barazojnë ose të paktën të afrohen shumë me këto shifra, në të kundërt rrugët me Myrto Uzunin mund të ndahen në merkaton e janarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!