Në mesin e shtëpive të shkatërruara nga zjarret në Los Angeles, është edhe ajo e Paris Hilton. Ajo ka ndarë disa pamje nga rezidenca e shkatërruar teksa shkruan se ndihet zemërthyer për atë që ka ndodhur.
“Kjo shtëpi nuk ishte vetëm një vend për të jetuar. Ishte vendi ku ëndërronim, qeshnim dhe krijonim kujtimet më të bukura si familje.”, shkruan Hilton, duke shtuar se fatmirësisht s’ka pasur të lënduar.
“Nuk janë vetëm muret dhe çatitë, janë kujtimet që e bënë këtë shtëpi. Janë fotografitë, kujtimet, pjesët e pazëvendësueshme të jetës tonë”, shprehet mes të tjerash ajo.
View this post on Instagram
/abcnews.al