Një aksident i trefishtë është shënuar mëngjesin e së premtes në superstradën Lezhë-Milot, ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy autovetura.
Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka nxënës të lënduar, të cilët kanë vijuar më pas rrugën me mjete të tjera.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryhen hetimet. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al