Gazetarja Anduena Llabani thotë se ekstradimi i Dritan Rexhepit nga Turqia në Shqipëri, është një nga sukseset më të mëdha të policisë.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se Rexhepi ishte një nga shqiptarët më të fuqishëm në Ekuador.
Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se Rexhepi është kampion i arratisjes dhe duhet mbajtur nën vëzhgim.
Anduena Llabani: Është një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por jo vetëm. Suksesi i madh i policisë është ekstradimi i Dritan Rexhepit. Nuk ka qenë punë thjesht e policisë italiane, por edhe asaj itlaiane dhe turke. E kanë identifikuar në kalimin në aeroport, përmes retinës së syrit. Në të gjitha shtetet ku është arratisur, ka pasur identitete të ndryshme. Konsiderohej një mjeshtër i arratisjeve, por edhe kamikaz. Një prej shqiptarëve më të fuqishëm në Ekuador. Rexhepi ka ngritur 14 kompani biznesi, të cilat, i shërbenin për pastrimin e parave, por edhe për një rrjet të fuqishëm të narkotikëve në Evropë. Dritan Rexhepi e ka mbytur Italinë me kokainë. Nuk ka qenë Shqipëria baza.
Ervin Karamuço: Veshin e majtë e ka më të deformuar gjithmonë. Në pamjet e Interpolit, veshin e marrin si një pjesë shumë të dallueshme të tij. Identifikimi është kryesor. Këtu ka krime të rënda, përveç vrasjes së një polici, dhe një personi tjetër. Vendimi është në fuqi me 25 vjet burg. Kemi zhdukjen e një personi në Shijak. Ka vepruar vetëm përpara, pastaj u fut në organizata transnacionale. Ky është rreziku më i madh, ky person është kampion i arratisjes. Nuk i bën vetë, ka njerëz, korrupton sistemin. Tani po e mbajnë në paraburgimin e 313. Organizata nuk e ka më këtë. Ky ka qenë në hierarki, por jo në rolin drejtues. Ka biznese në Shqipëri, të ligjshme. Deri më tani nuk është hetuar. Ka dyshime të forta që disa prej këtyre investimeve, ka të innjektuar para nga grupet kriminale. Disa po hetohen, disa po pritet të hetohen./abcnews.al