Mbretëri e Bashkuar/ Paundi shënon rënie rekord, rriten kostot e huamarrjes

schedule17:52 - 9 Janar, 2025

schedule 17:52 - 9 Janar, 2025

Rënia e paundit ka shënuar rekord me vlerën më të ulët për gati një vit në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, bëhet me dije se kostot e huamarrjes kanë arritur nivelet më të larta në 16 vjet.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se rritja e kostove mund të çojë në rritje të taksave ose në ulje të shpenzimeve, pasi qeveria po përpiqet të përmbushë rregullin e tij që nuk duhet të huazohet për financimin e shpenzimeve të përditshme.

Në përgjigje të një pyetjeje urgjente në Dhomën e Komuneve, ministri i Thesarit, Darren Jones, tha se “nuk ka nevojë për një ndërhyrje emergjente” dhe se tregjet “po funksionojnë në mënyrë të rregullt”.

Paundi ra me 0.9% dhe arriti në $1.226 kundrejt dollarit të enjten. Kryesisht, paundi rritet kur rriten kostot e huamarrjes, por ekonomistët thanë se shqetësimet më të gjera për forcën e ekonomisë britanike e kanë shtyrë atë në këto nivele.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!