Kërkesa e OKB/ Nevojiten 370 milionë dollarë shtesë për ndihma humanitare për libanezët

schedule19:27 - 8 Janar, 2025

schedule 19:27 - 8 Janar, 2025

Kombet e Bashkuara dhe qeveria libaneze bëjnë thirrje për 370 milionë dollarë shtesë për të plotësuar nevojat për ndihmë humanitare në Liban. OKB thotë se këto para nevojiten për të adresuar nevojat urgjente humanitare të popullsisë së prekur nga lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Në tetor u bë një apel fillestar për donacione prej 426 milionë dollarësh, për të ndihmuar të zhvendosurit me forcë për shkak të bombardimeve izraelite në Liban. Deri më tani janë ndarë rreth 250 milionë dollarë, sipas OKB-së.

Që prej asaj periudhe, megjithëse “ndërprerja e armiqësive ka ofruar shpresë, më shumë se 125,000 njerëz mbeten të zhvendosur dhe qindra mijëra të tjerë përballen me sfida të mëdha në rindërtimin e jetës së tyre”, Imran Riza, koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare në Liban.

Në këto kushte do të kërkohen edhe 371.4 milionë dollarë shtesë “për të mbështetur përpjekjet për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar përkeqësimin e një situate tashmë të rënduar,” shtoi ai.

Ky apel synon kryesisht të ofrojë ndihmë deri në mars për më shumë se një milion shtetas libanezë, refugjatë nga Siria dhe Palestina, si dhe emigrantë të tjerë më të prekur nga kriza humanitare.

Izraeli nisi në shtator të vitit të kaluar një “fushatë” bombardimesh të rënda ajrore dhe dërgoi njësi ushtarake në Libanin jugor, pas gati një viti zjarri kufitar me Hezbollahun, në të njëjtën kohë me luftën në Rripin e Gazës.

Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit më 27 nëntor, më shumë se 800,000 persona të zhvendosur brenda vendit në Liban për shkak të armiqësive kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, sipas vlerësimeve të OKB-së. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!