Dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri në Los Angeles.
Zjarri tani është pothuajse dyfishuar duke prekur 2227 hektarë.
“Për fat të keq, ne kemi dy viktima të raportuar, civilë, dhe kemi një numër të lënduarish”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Angeles, Anthony Marrone gjatë një konference për shtyp.
Marrone tha gjithashtu se 1000 ndërtesa janë shkatërruar për shkak të zjarrit.
“Ne kemi mbi 5000 hektarë që janë djegur dhe zjarri po rritet,” tha Marrone, ndërsa shtoi “ne nuk kemi asnjë përqindje kontrolli”./abcnews.al