Japonia akuzon agjencinë kineze të hakerave për sulme kibernetike

schedule15:12 - 8 Janar, 2025

schedule 15:12 - 8 Janar, 2025

Policia japoneze tha se grupi kinez i hakerëve Mirrorface ka qenë i lidhur me sulme kibernetike që kanë shënjestruar sigurinë kombëtare japoneze dhe të dhënat e teknologjisë së lartë gjatë pesë viteve të fundit.

Agjencia Kombëtare e Policisë në Tokio tha se një analizë e objektivave, metodave dhe infrastrukturës së sulmeve kibernetike të kryera nga Mirrorface nga viti 2019 deri në vitin 2024, tregoi se ato ishin sulme sistematike të lidhura me Kinën për të vjedhur të dhënat e sigurisë kombëtare japoneze dhe teknologjinë e përparuar.

Sulmet thuhet se kishin në shënjestër Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Japonisë, agjencinë hapësinore të Japonisë, si dhe individë, duke përfshirë politikanë, gazetarë, kompani private dhe grupe të ekspertëve të teknologjisë së lartë.

Ekspertët kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për dobësitë e sigurisë kibernetike të Japonisë, veçanërisht pasi ajo ndërton aftësitë e saj mbrojtëse dhe bashkëpunon më ngushtë me SHBA-në.

Mirorfes dyshohet se dërgoi email me bashkëngjitje të virusit tek organizatat e synuara duke përdorur identitete të vjedhura, tha policia.

Në e-mail, grupe fjalësh të tilla si “Aleanca Japoni-SHBA”, “Ngushtica e Tajvanit”, “Lufta Rusi-Ukrainë” dhe “Indo-Paqësori i lirë dhe i hapur” shpesh përdoreshin si subjekte dhe supozohej se përfshinin një ftesë për panelin e studimit, referencat dhe lista e panelistëve.

Më tej, hakerët kinezë thuhet se synuan organizatat japoneze në fushën e hapësirës ajrore, gjysmëpërçuese, informacioni dhe komunikimi nga shkurti deri në tetor 2023, duke shfrytëzuar dobësitë në rrjetet private virtuale për të fituar akses të paautorizuar në informacion.

Agjencia japoneze e eksplorimit të hapësirës ajrore dhe porti në Nagoya u sulmuan gjithashtu.

Kohët e fundit, Japan Airlines u godit nga një sulm kibernetik në Krishtlindjet Gregoriane, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të më shumë se 20 fluturimeve të brendshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!