TIRANË- Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e “Golden Resort” i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Këtë të mërkurë SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku ndaj tij i janë ngarkuar vepra penale e rrëmbim dhe mbajtjen peng me pasoje vdekjen.
Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokatin Arbër Hoxha.
Ky i fundit ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe sipas tij nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe vrasjen e Jan Prengës./abcnews.al