Manaj kërkoi rritje rroge/ Sulmuesi bëri presion përpara rinovimit në Turqi

schedule12:22 - 8 Janar, 2025

schedule 12:22 - 8 Janar, 2025

Ka marrë dy përfitime me një firmë. Rej Manaj është sot më I paguar dhe gjithashtu me një klauzolë më pak në kontratën e tij me Sivasporin.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare mësohet se I ka bërë presion klubit se do të largohej në fund të sezonit nëse nuk do të kishte rritje rroge, dhe drejtuesit kanë marrë masa që kjo të mos ndodhte.

Pas bisedimeve mes palëve u arrit një akord për rinovimin me 18 muaj, ndërsa mediat turke shkruajnë se Manaj realizoi dy objektiva.

Së pari, siguroi më shumë të ardhura, e besohet se sot merr të paktën 1.5 milionë euro në sezon në mos më shumë, pa llogaritur shpërblimet.

E sigurt që ylli kuqezi është lojtari më I paguar në skuadër.

Së dyti, nga kontrata e tij është hequr klauzola e 20 ndeshjeve, sipas së cilës akordi mes palëve rinovohej automatikisht nëse ai do të luante të paktën 20 ndeshje në sezon.

Edicionin e kaluar, 27-vjeçari luajti gjithsej 36 herë, ndërsa këtë vit ka arritur në 12.

Së fundi, Sivaspori ka vendosur klauzolën 4 milionë euro për kartonin e tij, nëse do të ketë ndonjë klub të interesuar.

Kontrata e Rej Manajt vlen deri në 30 qershor 2026.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!