“Shqipëria është e para në rajon për energjinë diellore”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama komentoi edhe vendimin për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke e cilësuar si një moment historik.
“Tre vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në të gjithë sektorin energjetik të europës lufta në Ukrainë, Shqipëria sot 10 % të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot flasim për mbi 300 mgw prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversfikimin e portofolit në funksion të kthimit eksportuws të Shqipërisë brenda mandatit të katërt. Por sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 megawat energji diellore, pra në total do të arrijmë objektivin e 30 % të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit. Janë tashmë projekte të futura në proces. Në vitet e mira hidrike në mbulojmë vetëm 75 % të nevojave, ndaj nuk jemi sovran akoma, por ama sot jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetike, sepse 30 % që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin që po e zbatojmë në Shqipërinë si projekt inovativ do të na bëjnë që të jemi sovranë. Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65 % kapacitetit total, jemi të varur nga importi. Por sot u themi shqiptarëve që ne ja dolëm”, ka thënë Rama.
Gjatë fjalës së saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh: “Në vitin 2005 çmimet ishin të ndara me dy fasha dhe këto kishin një ndarje dhe nga ajo që na ka rezultuar ishte se nuk kanë qenë të studiuara. Më pas në 2006, këto dy fasha bashkohen, dhe në 2008 rindahen me një fashë 300 KWH dhe nën 300 KWH paguhej me 7 lekë. Gjithashtu deri në vitin 2015 u vendos që fashat të hiqen njëherë e mirë pasi krijonin një sërë abuzimesh dhe u vendos një çmim prej 9.5 lekë. Gjatë kësaj dekade, Shqipëria nuk ka në plan të humbë vendin e parë në Ballkan”.
/abcnews.al/