Jetojnë nën rrënoja, familja Jangozi në Thumanë: As çadra nuk kanë sjellë

schedule12:44 - 30 Nëntor, 2019

schedule 12:44 - 30 Nëntor, 2019

Tërmeti i datës 26 nëntor që tronditi vendin ka shkaktuar shumë dëme në disa qytete në Shqipëri. Banorët shprehen se janë duke fjetur jashtë, nëpër shtëpi të miqve dhe shokëve, ndërsa një qytetare shprehet se nëse shteti nuk merr masa.

Theksojmë se në zonat e prekura nga tërmeti ka ende shumë banesa të shembura që nuk janë inspektuar. E tillë është dhe ajo e Familjes Jangozi në Thumanë. Në të jetojnë dy persona edhe pse janë në gjendje të mjerueshme. Vetëm një copë plasmas në një anë të gërmadhës i mbron nga moti i keq. Ata thonë se dhe çadrën që ua premtuan dhe nuk ia kanë sjellë.

“Shpresojmë se do të merren masa, shtëpia na u shemb dhe shiu futet brenda, as çadra nuk na kanë sjellë”, thotë qytetarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!