Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I pranishëm në koncertin e Vjenës, gjysh Hasani rrëfen emocionet në “ABC e Mëngjesit”: Më dukej e pabesueshme

schedule12:34 - 7 Janar, 2025

schedule 12:34 - 7 Janar, 2025

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News gjysh Hasani ka treguar i emocionuar se ka marrë pjesë në koncertin tradicional në Vienë.

Ai tregoi momentet e para kur vajza i kishte thënë se mbesa, mund të siguronte dy bileta për koncertin e Vjenës, duke rrëfyer se nuk e besonte.

“Edhe sot nuk e besoj që kam qenë në atë koncert, Njeriu në mosha të ndryshme ka dëshira të ndryshme. Kjo hynte tek ato dëshira që nuk ka për t’u realizuar edhe pse koncertin tradicional në Vienë e shihnim në telezivion”, u shpreh gjysh Hasani.



Po ashtu tregoi se në Korçë në të kohë e shihnin vetëm kur merrnin valë të televizionit të Shkupit, në vitet ’70.

“E kishim dëgjuar në Radio Italia, në Radio Shkupi. Në Korçë në ditët e vitit të ri bënim vizita tek njerëzit e afërt. Unë në shtëpinë time kam marrë televizionin në 1973, nëna ime doli në pension dhe si shpërblim si punëtorja më e vjetër e dhanë autorizimin për ta marrë. Televizioni shqiptar e ka nisur më datën 1 janar 1991, ka qenë një përpjekje e Ylli Pepos dhe Zhani Cikos. U lejua atëherë që të jepej koncerti. Zhani Ciko ka bërë komentet e para të Koncertit të Vjenës”, u shpreh ai.

Gjithashtu mbesa e tij, Luna në këtë intervistë e përshkroi se të dhuron një ndjesi që nuk mund ta përshkruash, ndërsa rrëfeu se emocionet e gjyshit ishin të mëdha, edhe pse ndodhej në sallë, nuk e besonte se ishte duke e shijuar live.

“Ky vit për mua ka qenë shumë i suksesshëm. Unë kam firmosur një kontratë, me sonymusic, me shtëpinë discografike më të madhe të botës dhe ata na ndihmuan të realizonim këtë ëndërr”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!