Greqia ka rritur buxhetin e tij për shpenzime që lidhen me dronët dhe raketat.
Në studion e ‘360 gradë’ u diskutua lidhur me pozitën e Greqisë ndaj aleatëve si dhe armikut fqinj, Turqisë.
Sipas kapitenit Artur Meçollari, konfliktet mes Turqisë dhe Greqisë mund të ndodhin për gjerësinë detare, demilitarizimin e ishujve pranë Turqisë, si dhe për gjerësinë detare në Egje.
“Sot Rusia, armiku i Europës, Greqia ka pasur riciklim të konfliktit me Turqinë. Por Turqia për shkak të kapaciteteve, territoreve i ka kapacitetet më të larta se Greqia. Por mund të balancohen? Si u balancua para 3 vitesh? SHBA bazën e krijoi ne Aleksandri.
Balancimi i kapaciteteve tenton vendosjen e paqes. Në 2019, ka qenë kritik për shkak të ushtrisë në raport me Turqinë, sepse ka qenë e dobët. Pas kësaj, patëm përfshirjen e Francës për ta ndihmuar, vendosja e bazës ajrore ne Aleksandri, rritja e kapaciteteve per shpenzimet e qeverisë. Konflikti lidhet mbi tre elementë.
E para është Traktati i Lozanës lidhur me demilitarizimin e disa ishujve që janë shumë pranë bregut me Turqinë dhe për të cilat Turqia mendon që Greqia i ka militarizuar. E dyta është gjerësia e detit terriotarial në Egje, ku Greqia do të shjkojë nga 6 në 12. Nëse greqia kalon mbi 12 shkon në mbi 90 % te Egjeut. E treta është me rolin e ishullit të Santorinit.
Ishulli i santorinit qe është pranë Turqisë dhe ky ishull me 4000 banorë sipas Greqisë duhet të ketë një efekt të plotë mbi Turqinë, ndërsa turqia do efekt të pjesëshm. Që mos të ko9nsiderohet si tokë, pra mos të ketë efekt në ndarjen e shefit kontinental. Pra duhet të injorohet Santorini deri në demilitim.
Ne bëjmë llogarinë e fuqive ushtarake, por jo të aleancave. 2019 tregoi që aleancat e Greqisë ndaj Turqisë ishin më të fuqishme.” / abcnews.al