Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (PAM/ëFP) në Gaza ka akuzuar ushtrinë izraelite se ka qëlluar mbi një prej kolonave të saj brenda territorit palestinez.
“Karvani i tre automjeteve që mbanin një shenjë identifikimi shumë të qartë u vu nën zjarr nga forcat izraelite pranë pikës së kontrollit Wadi Gaza, në qendër të enklavës palestineze, pavarësisht se kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet izraelite”, tha PAM në një deklaratë.
Fatmirësisht asnjë nga tetë personat që udhëtonin në mjetet e goditura me 16 plumba nuk mbeti i lënduar gjatë kësaj përvoje të frikshme, shtoi agjencia.
“Programi Botëror i Ushqimit dënon pa mëdyshje incidentin e tmerrshëm të 5 janarit”, thuhet më tej në deklaratë./abcnews.al